Ka ndërruar jetë në spital një nga personat e plagosur në aksidentin e mbrëmjes së sotme në rrugën Lushnjë-Fier.
Një mjet tip ‘Mercedes-Benz’ doli nga rruga në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Kolonjës.
Tre personat e plagosur u dërguan në spital por njëri prej tyre nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.
Ndërkohë mësohet se dy të plagosurit e tjerë janë ende në gjendje të rëndë për jetën.