Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Prokuroria vërtetoi se Jorgo Toto dhe Agim Kajmaku janë i njëjti person, të shkarkohet


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi nëpërmjet një deklarate për shtyp nga selia blu pohoi se nga hetimi i prokurorisë del që Jorgo Toto dhe Agim Kajmaku (Kreu i Bashkisë Vlorë i dalë nga votimet e 30 qershorit), janë i njëjti person.

Bardhi kërkoi që Kajmaku të shkarkohet menjëherë sepse gënjeu në formularin e dekrliminalizimt.

Më 20 gusht 2019 PD solli fakte se Agim Kajmaku, kryebashkiak i Vorës, ishte një person që ishte arrestuar në flagrancë, në kërkim ndërkombëtar, në Greqi. Me ndihmën e Ramës, ai u përpoq të vazhdonte mashtrimin publik se në fakt Jorgo Toto ishte një person tjetër dhe jo ai. PD solli fakte të pakundërshtueshme se Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi, ishte Agim Kajmaku, kandidati i Ramës për Bashkinë e Vorës. Sot denoncimi i PD është provuar zyrtarisht nga Prokuroria, e cila ka provuar si tërësisht të vërtetë denoncimin e kryer nga PD.

Në vendimin e Prokurorisë, i mbërritur pak në më parë në PD, rezulton se zyra qendrore kombëtare e Interpol Tirana, më 24.09.2019. ka sqaruar se nga informacioni i marrë nga Interpol Athinë rezulton se nga gjurmët e gishtërinj te shtetasit Agim Kajmaku me gjurmët që gjenden në Greqi ka përputhshmëri të plotë. Prokuroria ka sqaruar, nga verifikimet e kryera, është provuar se Kajmaku dhe Tota është i njëjti person. Ky fakt konfirmohet nga të dhënat e TIM-s-deklaroi tha Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *