Vendosni fjalën kyçe....

Edi Rama: BE s’e ka mbajtur fjalën, “PO”-ja varet nga çfarë duan apo s’duan ata, jo nga ne


Kryeministri Edi Rama ndërsa fliste në konferencën ‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor’ tha se Europa nuk ka mbajtur premtimet në drejtim të Shqipërisë. Por pavarësisht kësaj tha Rama, e vetmja rrugë që duhet të ndjekë vendi ynë është ai i integrimit në BE.

 “Pozicioni i BE është dobësuar tej mase, dhe kapaciteti i BE për të ndikuar në procesin e dialogut është tkurrur tej mase. Vendimi i BE i dha një goditje jo fort të vogël besueshmërisë së vet. Kemi një nga shembujt më flagrant të mungesës për të mbajtur fjalën. Është një tërësi shtetesh që funksionon në bazë të konsensusitm e kam fjalën këtu për rastin e kushtëzimit absurd që u mor në konsideratë dhe u pasua me liberalizimin e vizave për kosovën e marrëveshjen me Malin e Zi.

Ajo që mbetet e padiskutueshme dhe e palëvizte është që shqiptarët nuk kanë rrugë tjetër se të ecin në rrugën e vetme që ka piketuar historia jonë. Në fund të ditës ajo që të gjithë ne duhet të kuptojmë është se nuk i bëjmë reformat as për BE e SHBA, nuk kërkojmë gjithë këto ndryshime të domosdoshme se na kërkohet nga ata po sepse e kërkon destinacioni ynë. Mungesa e një vendimi të merituar për Shqipërinë, ka goditur psikologjikisht të gjithë, ‘Po’ e BE-së lidhet me burim energjie për të çuar para reformat, por në pikëpamjen faktike nuk ka ndryshuar asgjë sepse të njëjtat gjëra që Shqipëria duhet dhe do të bënte pasi se të merrte ‘Po’-në të njëjtat gjëra duhet e do të bëjë, pavarësisht se Po-ja nuk erdhi e mund të vijë në muaj e ardhshëm apo në vitet e ardhshëm kjo nuk varet nga Shqipëria, kjo varet nga cfarë duan apo s’duan ata. Nuk është e pamundur që të flasësh për marrëdhëniet e Shqipërisë me BE e mos prekesh reformën në drejtësi e cila pa SHBA“, tha Rama.

Kryeministri u shpreh gjithashtu se Ballkani Perëndimor është një vend më i mirë e kjo i dedikohet SHBA-së. Sipas tij, marrëdhënia e Shqipërisë me SHBA-në do të jetë përherë speciale, pasi Ballkani është sot një vend më i qetë vetëm falë tyre.

“Nëse sot në rajonin tonë shqiptarët janë më mirë se asnjëherë tjetër krahasuar me të shkuarën e vështirë, kjo në radhë të parë i dedeikohet marrëdhënies speciale me SHBA dhe qasjes së SHBA ndaj shqiptarëve e vetë rajonit. i shkojnë më së mirë kësaj marrëdhënieje dhe përkushtimit të shqiptarëve, fjalët e Nolit që thotë për Amerikën një vend kaq i madh që tërheq drejt paqes universale lirisë e demokracisë. Shumë kush ndaj partnerëve tanë, e shikojnë këtë marrëdhënie si një shprehje deri diku naive të kuptimit tonë për botën e jo rrallë ka ndodhur ajo që ndesh një lloj buzëqeshje e të keqardhur si popull si komb ndaj SHBA. Është shumë vështirë që mund të kuptohet nga të tjerët Pse e kësj marëdhënie që është e lidhur thellë edhe me ato ç’ka ne kemi përjetuar si popull në periudhën e parë të jetës sonë si bashkëkohës.

Këto kanë ndikuar thelbësisht në vetëdijen tonë, ashtu sikundër nëse sot Ballkani është një vend më i mirë kjo i dedikohesh SHBA.”, tha Rama.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *