Vendosni fjalën kyçe....

Gjuzi këtë radhë me kostum e kravatë: Më kërcënuan për veshjen


Kreu i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi, deklaroi sot se është kërcënuar për veshjen që pati në seancën e kaluar në Parlament. Gjuzi iu referua përplasjes që pati seancën e kaluar me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, duke iu ankuar se kishte shkelur rregulloren duke mos i dhënë fjalën radhën e kaluar dhe sugjeroi se kërcënimet ndaj tij erdhën fill pasi Ruçi e kritikoi për veshjen.

Në seancën e kaluar Gjuzi kërcënoi Ruçin me mocion shkarkimi. Ndërsa ky i fundit i ka tërhequr vëmendjen Gjuzit që të ketë kujdes dhe të flasë me etikë në Parlament, madje i ka kërkuar dhe që të vishet mirë herës tjetër. Gjuzi ishte veshur me xhinse, xhup sportiv e këpucë me majë, por sot u shfaq me një kostum në ngjyrë blu dhe me kravatë.

DEBATI SOT

Kujtim Gjuzi: Në seancën e kaluar ju keni shkelur rregulloren sepse tek pika të ndryshme keni penalizuar Kostaq Papon dhe Kujtim Gjuzin që kishin diskuti dhe në këtë moment keni shkelur nenin 48 50.

Gramoz Ruçi: Zotëri keni vërejtje për procesverbalin?

Kujtim Gjuzi: Po po patjetër pra vërejtje për procesverbalin kam se s’na ke lënë me fol herën tjetër.

Kujtim Gjuzi: Edhe gjatë diskutimit tim herën tjeter the ke shkel kodin e etikës. Këtu e kam unë edhe Kodin dhe Rregulloren. Ça kodi kisha shkel?

Gramoz Ruçi: Ke procesverbalin thashë

Kujtim Gjuzi: Tjetra që është më kryesorja në orën 14:39 minuta më ka ardhur SMS kërcënuese pikërisht për veshjen. Edhe nuk ka zot none që t’më kërcënojë mua se s’të kam frikë as ty askërkënd.

Gramoz Ruçi: Unë nuk të kërcënoj për veshjen, përkundrazi të këshilloj të zbatosh etikën i dashur

Kujtim Gjuzi: Kaq për sot herë tjetër…

Gramoz Ruçi: Dhe të mos ndalosh me autoshkollën te dera e Parlamentit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *