Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja me “Toyota Yaris” përplas policin rrugor në Lushnjë (FOTO)


Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën kryesore të qytetit të Lushnjes. Një këmbësor është përplasur nga një grua e moshës 50-vjeç, e cila po drejtonte një automjet tip “Toyota Yaris”.

Aksidenti ka ndodhur tek vendi i quajtur kryqëzimi i gjimnazit 18 Tetori. I plagosuri është identifikuar si Qani Çela, me profesion polic rrugor. Në momentin e aksidentit, Çela ka qenë jashtë orarit të punës dhe po tentonte të kalonte nga trotuari në rrugë.

Ai është përplasur në trotuar duke marrë dëmtime në kokë. I plagosuri është dërguar në spitalin e Lushnjës, ku ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *