Vendosni fjalën kyçe....

Jeff Bezos humb dhe rifiton sërish titullin si “njeriu më i pasur në botë”, çfarë ndodhi


Ishte një javë e vështirë për Drejtorin e Përgjithshëm të “Amazon” Jeff Bezos, i cili humbi për një periudhë të shkurtër titullin si njeriu më i pasur në botë.

Të enjten, çmimet e aksioneve në Amazon ranë dhe pasuaria e Bezos zbriti në vlerën neto   103.9 miliardë dollarë, duke i lënë fronin për pak kohë themeluesit të Microsoft Bill Gates, i cili sipas “Forbes” llogarit një pasuri prej 105.7 miliardë dollarë amerikanë.

Sidoqoftë, kompania shpejt u rimëkëmb dhe gjithashtu edhe pasuria e Bezos.

Bezos ishte personi i parë në histori, pasuria personale e të cilit shkoi mbi 100 miliardë dollarë vitin e kaluar. Suksesi i tij ka vazhduar i pandikuar qysh atëherë, megjithëse pati një goditje të vogël të enjten e 25 tetorit.

Tregtia të enjten nuk ishte e mirë për “Amazon”, sipas një raporti të Forbes. Rënia e aksioneve të kompanisë së Bezos e zbriti atë në vendin e burrit të dytë më të pasur në botë për disa orë. Vlera e tij neto u ul në 103.9 miliardë dollarë. Kjo e vendosi Gates përsëri në vendin e parë, ku ka qëndruar për 24 vjet para se të shfaqej në skenë Bezos.

Të premten, “Amazon” u rimëkëmb shpejt dhe aksionet e kompanisë arritën në nivelin ku ishin një ditë më parë.

Kjo e rriti pasurinë personale të Bezo-s deri në 109.9 miliardë dollarë, të mjaftueshme për të rifituar vendin e tij si njeriu më i pasur në botë. Themeluesi i Microsoft nga ana tjetër, po mban një vend të qëndrueshëm me një vlerë neto prej 105.8 miliardë dollarë, që është pak më shumë se 4 miliardë dollarë pas Bezos.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *