Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Fermerët ngrihen të mërkurë në protestë, janë braktisur nga qeveria


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nëpërmjet një dalje për publikun nga selia e partisë deklaroi se fermerët do zhvillojnë një protestë ditën e mërkurë.

Sipas saj, fermerët nuk subvencionohet nga qeveria, pasi mbi ta rëndojnë taksa të larta.

Më tej, Kryemadhi, shtoi se sasia e prodhimit bujqësor dhe blegtoral ka rënë sepse qeveria ndihmon kompanitë e importit.

Fermerët të subvencionohen. Qeveria të kryejë detyrat e saj. Fermerët do të dalin të mërkurën për të protestuar. Sot shqiptarët kanë një qeveri që ka ardhur në pushtet nga krimi i organizuar dhe nga oligarkët, që e kanë kthyer qeverinë në shërbim të interesave të tyre. Kjo qeveri me paaftësinë e saj i ka krijuar dëm eksporteve shqiptare.

Sot fermerët kanë kuptuar që kanë të bëjnë me një qeveri të paaftë. Kjo qeveri ka për inspirim grabitjen.  Kjo qeveri vepron në mënyrë makute, duke mos subvencionuar ata persona që ngrihen që me natë për të bërë produkte bujqësore. TVSH në masën 6 për qind iu la treg të lirë importeve të huaja. Sot qeveria ka në mendje vetëm PPP, ku paratë shkojnë për oligarkët. Numri i kamionëve me perime dhe të tjera mallra janë ulur tejet masa. Qeveria ka goditur fermerët shqiptarë. Kjo qeveri do vetëm skllevër modernë, pa gjuhë e pa krenari. Në emër të LSI mbështesim protestën e fermerëve të mërkurën. Me këtë deklaratë, dua të them se do të shohim çdo polic në veprimet që kryejnë”-deklaroi Kryemadhi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *