Vendosni fjalën kyçe....

Media serbe: Fituam, hoqëm reklamat e të preferuarës së Thaçit e Haradinajt nga Beogradi


Hiqen reklamat nëpër qytetin e Beogradit me imazhin e këngëtares me origjinë shqiptare Rita Ora.

“Fitoi Informer!”, kështu shkruan portali serb “Informer” pas presionit që ushtroi ndaj autoriteteve për heqjen e reklamave të këngëtares.

 “Një ditë pas shkrimit të gazetës sonë, kompania BMP hoqi të gjitha reklamat polemike në Beograd. Këngëtarët vendas tronditën se një firmë serbe po promovon të preferuarën e Thaçit dhe Haradinajt.

Këngëtarja shqiptare, e cila mbështet publikisht kriminelët e UÇK-së dhe bën thirrje për krijimin e një ‘Shqipërie të Madhe’, është ‘dëbuar’ nga pankartat në qendrën e qytetit të Beogradit,”-shkruan media serbe.

Pak ditë më parë, kjo gazetë denoncoi faktin pse një këngëtare shqiptare po promovohet nëpër pankarta dhe billboard-e nëpër kryeqytet.

Informer” shkruante për Rita Orën se ishte mbështetëse të UÇK-së që nuk humbet asnjëherë rastin të bëjë thirrje për Shqipërinë e madhe.

“Kjo e preferuara e Ramush Haradinajt dhe Hashim Thaçit, e cila këndoi në festën e 10 vjetorit të pavarësisë së shtetit të rremë të Kosovës dhe që nuk humbet mundësinë për të treguar ‘shqiponjën shqiptare me dy koka’  në çdo paraqitje, shfaqet në tabelat e më shumë se 27 lokacione ekskluzive në të gjithë Beogradin. Ju mund ta shihni këtë grua serbe në Shtëpinë e Asamblesë Kombëtare, në ndërtesën e Qeverisë serbe, në Slavia, Sheshin e Republikës, Terazije, në Pallatin e Serbisë dhe në vendet e tjera të trafikut.”, shkruante gazeta serbe.

Kjo gazetë madje ka realizuar një sërë intervistash më të rinj në kryeqytetin serb ku i pyet ata sesi ndihen që Rita Ora shfaqet në qendër të Beogradit. Po ashtu kërkon edhe miratimin urgjent të një ligji të ri për të ndaluar reklamat me përmbajtje anti-serbe. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *