Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Përpjekjet për integrimin e Shqipërisë në BE do dyfishohen


Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dolën në një konferencë të përbashkët pas takimit zyrtar mes tyre.

Meta nga deklarata tha se së bashku me Stoltenberg u shprehën të shqetësuar për mos-hapjen e negociatave.

Unë dhe zoti Stoltenberg shprehëm shqetësim për mos-hapjen e negociatave me Shqipërinë nga ana e Këshillit të BE. Por siç e kemi thënë edhe në konferencën e përbashkët me presidentin e Maqedonisë së Veriut, kemi thënë se duhet të shtohen punët për të dërguar Shqipërinë sa më afër BE-së. Unë jam i sigurt se ne do të dyfishojmë përpjekjet për të bërë më shumë me qëllim që të arrijmë diçka më shumë”- tha Meta.

Ndërsa, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s jens Stoltenberg tha se stërvitjet ushtarake që bëhen në kufijtë e Europës duhen parë me kujdes e për to duhet të ketë transparencë.

Ne duhet të shtojmë përpjekjet që të ketë më shumë stërvitje të përbashkëta me vendet e Europës. E rëndësishme është që kur të shohim stërvitje ushtarake në kufijtë tanë, të ketë transparencë. Shohim edhe sesi realizohen stërvitjet ushtarake”-deklaroi Stoltenberg.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *