Bie tavani i një prej godinave të konvikteve në Qytet Studenti. Bëhet fjalë për godinën Nr.20 ku strehohen vajzat, e cila vetëm para pak muajsh u rikontruktua dhe inaugurimi iu bë nga vetë kryebashkiaku Erion Veliaj.
Tavani dhe muret kanë pësuar plasaritje mbrëmjen e kaluar, kur nuk kanë kaluar as 5 muaj nga rikontruktimi. Ende nuk janë marrë masa për sigurinë e studenteve, të cilat vijojnë të qëndrojnë në godinë, pavarësisht se me frikë.