Partizani rimerr kreun, “shenja jete” te Flamurtari


Partizani nuk ka mundur dot të shkojë më shumë se një baraziom në sfidën ndaj Kukësit në ‘Selman Stërmasi’.

Megjithatë pika e marrë i mjafton ekipit kryeqytetas që të ngjitet në krye të renditjes me një pikë më shumë se ndjekësit. Kukësi nga ana tjetër ka 3 pikë më pak dhe mban vendin e pestë.

Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme Flamurtari dhe Skënderbeu janë ndarë në paqe duke marrë nga një pikë në barazim 1-1.

Flamurtari e sheh veten në pozita mjaft të vështira në vendin e fundit me vetëm 3 pikë në 10 javë ndërsa Skënderbeu qëndron në pozita më të mira dhe është pjesë e ekipeve që mund të luftojnë për një vend në Kupat e Europës apo titullin kampion.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *