Vendosni fjalën kyçe....

“PD do reformë zgjedhore të vërtetë sipas asaj që thotë Bundestagu” – Alibeaj


Enkelejd Alibeaj ka deklaruar pas përfundimit të takimit të ekspertëve të Reformës Zgjedhore se PD është plotësisht e angazhuar te reforma në fjalë, që duhet të jetë e vërtetë.

Ai tha se reforma nuk mund të bëhet duke u bazuar te deklaratat e kryeministrit Rama.

‘Ne kemi dëshirë reale që të bëhet reforma zgjedhore. Por, nuk mund të bëhet reforma zgjedhore, duke u mbështetur vetëm në deklaratë të Ramës se nuk vjedh votën. Kjo nuk është dëshirë, por është t’iu hedhësh sy shqiptarëve. Rama tallet me shqiptarët, duke mos goditur në themel shit-blerjen e votës.’ – tha Alibeaj.

Më tej ai shtoi se opozita e bashkuar i ka bërë thirrje mazhorancës që t’i kthehet seriozitetit duke theksuar se PD kërkon reformë sipas asaj që është kërkuar nga Bundestagu gjerman duke vënë para përgjegjësisë ata që shitblenë votën në votimet e viteve të fundit.

‘Reforma reale do të ishte që të gjendet ilaçi efektiv në këtë rast për të mos shitur e blerë votën. Palës tjetër i kemi thënë që t’i kthehet seriozitetit.  Ne duam reformë reale, të orientuar totalisht nga ato që ka thënë opozita dhe tashmë e thonë edhe gjermanët e Bundestagut. Nuk ka vullnet politik për të dënuar ata që shesin e blejnë vota. Nga drafti i mazhorancës, disa propozime ishin tallje’,  shtoi Alibeaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *