Vendosni fjalën kyçe....

Salvini dërrmon të majtën në bastionin e saj


‘Lega’ e ish-zv.kryeministrit italian, Matteo Salvini, triumfoi në votimin në një rajon italian ku e majta kishte mbajtur pushtetin për rreth 50 vjet, duke i dhënë një goditje poshtëruese për partitë e koalicionit të qeverisë kombëtare, raporton AP.

Rezultatet të hënën nga votimi i një ditë më parë për qeverisjen e Umbria-s, një prej rajoneve më të vogla të vendit i dha koalicionit të kryesuar nga Salvini, duke përfshirë partinë e krahut të djathtë ‘Vëllezërit e Italisë’ dhe partinë e qendrës së djathtë ‘Forca Italia’ të ish kryeministrit Silvio Berlusconi , një kombinim prej 57.5 përqind të votave.

Donatella Tesei, një anëtare e ‘Legas’ që ka shërbyer si kryetare e një qyteti në Umbria për 10 vjet, u zgjodh guvernatore.

Koalicioni i lëvizjes populiste ‘5 Yje’ dhe Partia Demokratike e qendrës së majtë morën një tronditje me një kombinim prej 37.5 përqindësh të votave. Rezultatet e zgjedhjeve në Umbria kanë ngritur pyetje se sa kohë mund të mbijetojë qeveria kombëtare në Romë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *