Vendosni fjalën kyçe....

Shiste drogë në lokale, policia arreston një 32-vjeçar në Tiranë


Policia ka arrestuar një 32-vjeçar në Tiranë duke shitur drogë.

32-vjeçari me iniciale A.T u kap në flagrancë në zonën e Astirit duke shitur kokainë. Pas kontrollit në banesë iu sekuestrua edhe një dozë prej 60 gr.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion në zonën e Astirit, ku kishte informacion se në lokale shpërndaheshin droga të forta, si kokainë.

Sektori për Hetimin  e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin  Nr. 6, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe bashkëpunimit me qytetarët, arrestoi 32-vjeçarin A.T., banor i Tiranës.

Ai u kap në lokal në zonën e Astirit me doza kokaine, që do t’ua shiste klientëve që frekuentonin këtë lokal.

Pas kësja, është ushtruar kontroll në shtëpinë e tij dhe në makinën e tij, ku iu gjet një tjetër sasi kokaine,60 gr, dy shishe me përzierës lënde narkotike, peshore elektronike dhe dy aparate celulari.

Tashmë dosja e tij iu dërgua Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *