Pas një jete kushtuar terrorizmit, udhëheqësi i Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi vdiq “duke qarë” sipas presidentit amerikan donald Trump.
Por si u zhvillua operacioni për të vrarë shefin xhihadist, sipas presidentit amerikan? Mund ta lexoni më poshtë.
Ku ndodhi?
Udhëheqësi terrorist irakian vdiq gjatë një sulmi në shtëpinë e tij në fshatin Barisha në provincën e Idlibit, në veri-perëndim të Sirisë. Shtëpia ndodhet në një nga zonat e fundit të vendit që nuk kontrollohet nga qeveria Siriane. Trump zbuloi se Rusia hapi hapësirën e saj ajrore për të lejuar forcat speciale amerikane të kryejnë sulmin.
Kur ndodhi?
Operacioni që zgjati prej dy orësh u zhvillua të shtunën në mbrëmje. “Forcat speciale të operacioneve amerikane ekzekutuan një sulm të rrezikshëm dhe të guximshëm natën në veri-perëndim të Sirisë dhe realizuan misionin e tyre”– tha Trump në një fjalim televiziv nga Shtëpia e Bardhë.
Si ndodhi?
Trump tha se forcat amerikane u përballen me “forcë masive zjarri ” kur arritën në ndërtesën ku Al-Bagdadi fshihej me familjen dhe bashkëpunëtorët e tij.
“Kompleksi duhej të pastrohej në këtë kohë me njerëzit që do dorëzoheshin, ose të pushkatoheshin dhe të vriteshin”, tha Trump, duke shtuar se 11 fëmijë të vegjël u shpërngulën nga shtëpia pa u lënduar.
Pasi shtëpia u pastrua, militanti zbriti poshtë një tuneli me tre fëmijët e tij, ku vrau veten dhe fëmijët duke u vetëshpërthyer me një lejek.
“Ai arriti në fundin e tunelit ndërsa qentë tanë e ndoqën atë. Ai ndezi jelekun e tij, duke vrarë veten dhe tre fëmijët e tij. Trupi i tij u gjymtua nga shpërthimet. Tuneli ra mbi të”– tha Trump.
Udhëheqësi i të ashtuquajturit Shteti Islamik u identifikua pozitivisht me anë të testeve të ADN-së 15 minuta pasi vdiq. “Ai ishte një njeri i sëmurë dhe tani ai është zhdukur” – shtoi Trump.
Sa vdiqën?
Ndërsa shifrat e sakta nuk janë publikuar ende, Trump tha se “shumë” nga njerëzit e Al-Bagdadit u vranë gjatë bastisjes. Ai tha se forcat amerikane nuk pësuan humbje të personelit, dhe i dëmtuar kishte mbetur vetëm një qen ushtarak. Presidenti amerikan falënderoi Rusinë, Turqinë, Sirinë dhe Irakun për mbështetjen e tyre në përfundimin e misionit.
Edhe para njoftimit të Trump, video nisën të qarkullonin në internet nga operacioni i SHBA-së. Në video tregoheshin rrënoja, kraterë në tokë të mbetur nga bombat dhe automjete të shkatërruara, por vërtetësia e tyre nuk mund të verifikohej.
فيديو من الموقع الذي استهدفته القوات العسكرية الأمريكية فجر اليوم في قرية باريشا بريف ادلب الشمالي بالقرب من الحدود السورية التركية. pic.twitter.com/CP4iyQFYV0
— Mohamad Rasheed محمد رشيد (@mohmad_rasheed) October 27, 2019
Televizioni irakian gjithashtu postoi pamje nga një sulm në kompleksin e Al-Bagdadi. Sidoqoftë, video kapi shpërthime vetëm një distancë e largët.
Iraqi TV has released a video of the alleged attack on #ISIS Chief Abu Bakr al- #Baghdadi pic.twitter.com/GQsfBOqAg8
— Ghulam Abbas Shah (@ghulamabbasshah) October 27, 2019
VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e RT/ Përshtati në shqip Hashtag.al