Partia e kancelares gjermane Angela Merkel (CDU) ka pësuar një tjetër humbje në zgjedhjet rajonale, duke dalë pas partisë së krahut të majtë Linke dhe Alternativës së krahut të djathtë në Gjermani (AfD) në zgjedhjet e mbajtura në shtetin lindor, Thuringia.
Kjo nuk është hera e parë në këtë vit, që partia qeverisëse e Gjermanisë ka marrë një goditje të fortë në sondazhet lokale.
CDU-ja e Merkelit dhe Social Demokratët (SPD) kanë parë të shkatërrohet pozicioni i tyre në Saksoni dhe Brandenburg muajin e kaluar me rritjen e partisë kundërshtare AfD.
AfD mori 23.8 përqind të votave në Thuringia, sipas sondazheve të publikuara të dielën. CDU e Merkel mori 22.5 përqind, shkruan RT. Ndërsa Linke fitoi duke marrë 29.7 përqind të votave.
Ndërkohë SPD mori 8.5 përqind e të Gjelbrit 5.4 përqind. Për CDU-në dhe SPD-në, rezultatet e së dielës janë më të këqijat që nga ribashkimi i tyre tre dekada më parë.
Thuringia është një shtet i vogël me një popullsi prej 2.1 milionë njerëz, që dikur ishte pjesë e Bllokut Lindor.
Megjithëse CDU dhe SPD mbeten në pushtet në perëndim të vendit, lindja mbetet relativisht e pafavorshme për koalicionin qeveritar dhe AfD ka fituar mbështetjen e elektoratin e rajonit duke kundërshtuar mbylljen e minierave të qymyrit dhe duke bërë thirrje për rigjenerim urban.
Bjoern Hoecke, udhëheqësi i AfD-së në këtë shtet tha të djelën: “Kjo është një shenjë e qartë që një pjesë e madhe e njerëzve në Thuringia thonë: Kjo nuk mund të vazhdojë më tej. Ne kemi nevojë për rilindje – kjo duhet të merret seriozisht. “
Dy partitë AfD dhe Linke po gëzojnë më shumë mbështetje sesa do të imagjinohej në vitin 2014, megjithëse çdo parti kryesore gjermane e ka përjashtuar punën me AfD.