Vendosni fjalën kyçe....

Trupat amerikane marrin në mbrojtje vendburimet e naftës në Siri


Forcat e mekanizuara amerikane kanë filluar vendosjen në fushat siriane të naftës, me sa duket për t’i mbrojtur ato nga pjesët e mbetura të ISIS-it që t’i marrin nën kontroll duke deklaruar se do përgjigjen fuqishëm ndaj çdo lloj sulmi.

Pas tërheqjes së forcave amerikane nga Siria veriore në fillim të këtij muaji dhe vrasjes së liderit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Bagdadi, forcat amerikane në Siri me sa duket kanë një mision të ri.

Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper, tha në një konferencë për shtyp të hënën se forcat e mekanizuara amerikane kanë vendosur të mbrojnë fushat e naftës në lindje të Sirisë.

Misioni amerikan, sipas tij synon t’i mbajë këto fusha dhe t’ua dorëzojë ato Forcave Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët, ish-aleatët e Uashingtonit në luftën kundër ISIS-it.

Trupat amerikanë, tha ai, ‘do t’i përgjigjen me forcë ushtarake dërrmuese çdo grupi që kërcënon sigurinë e forcave atje’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *