Vendosni fjalën kyçe....

“Votat e emigrantëve nuk do numërohen”, Vetëvendosja: Do apelojmë vendimin në Gjykatën Supreme


Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në Kosovë nëpërmjet një vendimi ditën e sotme nuk pranoi rinumërimin e votave të ardhura nga emigrantët.

Menjëherë pas këtij vendimi, Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar duke thënë se do apelojë në Gjykatën Supreme.

Do ta apelojmë në Gjykatë Supreme vendimin për mosnumërimin e votave të bashkatdhetarëve

Sot pranuam nga Paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtresa vendimin e marrë nga gjyqtarët Fejzullah Rexhepi Kryesues, Nenad Llazic, Afjete Sada – Gllogjani, Kymete Kimete, Zyhdi Haziri, Rrustem Thaqi, Ferki Xhaferi, Faton Ademi dhe Adnan Konushevci, anëtarë, ku refuzohet si i pabazuar apeli i paraqitur nga Lëvizja VETËVENDOSJE! për numërimin e zarfeve me fletëvotime nga bashkatdhetarët tanë.

Ndonëse Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës i kërkonte PZAP ta merrte parasysh këtë të drejtë, sërish sot ky panel në mënyrë artificiale dhe në interpretim të ngushtë ia mohoi të drejtën për numërimin e votës qytetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit.

Lëvizja VETËVENDOSJE! do ta dërgojë në Gjykatën Supreme apelin sërish, duke pritur që kjo çështje të zgjidhet e të numërohen këto fletëvotime.

Bashkatdhetarët tanë nuk ia kanë borxh askujt këtë cenim të së drejtës së tyre bazike që buron nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe të drejtat ndërkombëtare në këtë sferë”-thuhet në deklaratën e Vetëvendosjes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *