Vendosni fjalën kyçe....

Basha takon analistin amerikan, tregon çfarë diskutoi me të: Kemi vetëm një alternativë


 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar sot me analistin amerikan Daniel Serwer.

Kryedemokrati ka zbuluar detaje nga ky takim me Serwer, për të cilin shprehet se e ka mik.

Basha thotë se të dy ndanë shqetësimin për gjendjen aktuale të demokracisë, sundimit të ligjit dhe krimit e korrupsionit. Ai shton se ka dhënë mesazhin se Shqipëria ka vetëm një alternativë: anëtarësimin në BE.

“Daniel Serwer ështe një mik i çmuar me të cilin kam bashkëpunuar ngushtë në vitet e anëtarësimit te Shqipërisë në NATO dhe procesit të pavarësimit të Kosovës. Pata kënaqësinë ta pres në Tiranë ku bashkë me shqetësimin për gjendjen aktuale të demokracisë, sundimit të ligjit dhe krimit dhe korrupsionit, ndamë bindjen se Shqipërinë e pret një e nesërme plot shpresë dhe mundësi për zhvillim dhe mirëqenie reale dhe të prekshme nga të gjithë shqiptarët. Shqipëria ka vetëm një alternativë, rruga europiane dhe anëtarësimi në BE”, shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *