Vendosni fjalën kyçe....

“Do e mbrojmë me çdo kusht Kopshtin Botanik” – Pedagogët e studentët e FSHN-së të vendosur


Pedagogët dhe studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës kanë kundërshtuar me forcë vendimin për kalimin e Kopshtit Botanik nën administrimin e Bashkisë së Tiranës.

Ata kanë theksuar se do i përdorin me vendosmëri të gjitha mjetet ligjore këtë vendim.

Në një deklaratë pas përfundimit të seancës gjyqësore në Gjykatën Administrative e Apelit, dekani i FSHN-së, Spiro Drushku, tha se ka marrë mbështetje të forta nga shoqatat e ndryshme botërore për mbrojtjen e Kopshtit Botanik.

‘Kopshti Botanik aktualisht është i Shkencave të Natyrës. Kemi një vendim qeverie, nr. 510, të korrikut 2019, që është kaluar në proces gjyqësor nga Universiteti i Tiranës dhe sikur jemi shprehur gjithmonë, ne do të jemi të duruar, me këmbë në tokë, që këtë proces ta ndjekim vetëm në mënyrë ligjore.

Jemi në të drejtën tonë dhe kërkojmë mbështetjen e të gjithë organeve gjyqësore, të ligjeve, urdhëresave, VKM-ve, statuteve që të na përkrahin dhe japin atë të drejtë që na takon. Seanca e radhës nuk u caktua si datë. Ndoshta duhet të sqaroj dhe pjesën e dytë të vendimit të gjyqit, pasi u diskutua edhe pretendimi i dytë i ngritura nga pala e akuzuar, për inkompetencë të trajtimit të çështjes, që presupozohet se kjo çështje duhet të trajtohet jo në Gjykatën Administrative të Apelit, por në Gjykatën e nivelit të parë.

Për këtë arsye, kryetarja e seancës, për arsye se nuk plotëson numrin pesë të gjyqtarëve që duhet të vendosin në lidhje me legjitimitetin e këtij procesi, do të propozojë plotësimin e trupit gjykues me 5 anëtarë dhe në këto kushte do të kenë të drejtën për të nominuar në i takon Gjykatës Administrative të Apelit apo Gjykatës së nivelit të parë.’ – tha Drushku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *