Ishte parashikuar që java e 11-të e Kategorisë Superiore të niste të premten dhe të mbyllej ditën e diel, por Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të ndryshojë kalendarin e javës dhe të zhvendosë kryesfidës me Teutës dhe Tiranës.
Takimi ishte parashikuar të luhej në orën 18:00 ditën e premte, por sektori i garave e ka spostuar këtë përballje shumë të rëndësishme ditën e shtunë në orën 17:00.
Ndërsa në orën 17:00 veç ndeshjes Teuta-Tirana, do të luhet dhe Skënderbeu-Laçi.
Ndërkohë të dielën do të luhen dy përballjet e mbetura. Në orën 14:00 Kukësi do të presë Flamurtarin, ndërsa kampionët e Partizanit do të presin në orën 17:00 Luftëtarin, takim që do të jetë dhe epilogu i javës së 11-të.