Vendosni fjalën kyçe....

Krimet e Rënda rrëzojnë prokurorinë, rikthejnë për hetim dosjen “Toyota Yaris” ku u kapën 3.4 milionë euro


Gjykata për Krimet e Rënda ka kthyer për hetime të mëtejshme dosjen ‘Toyota Yaris’ në ngarkim të Agim Cekës, Alban Mollaymerit, Edi Likës, Klevi Likës dhe të shpallurve në kërkim Alfred e Elvis Vladi.

Ata akuzohen për sasinë prej 3.4 milionë eurosh që u kapën në dy mjete në Portin e Durrësit.

Më herët këtë gjë e kishte denoncuar në parlament kreu i PD-së, Basha, i cili akuzoi kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla si të lidhur me këtë gjë.

Gjykata e refuzoi kërkesën e prokurorisë për kalimin e çështjes në gjyq. Gjatë seancës paraprake prokurorët paraqitën dy akte të reja të ardhura nga Belgjika dhe Italia, ende të papërkthyera.

Sasia prej 3.4 milionë eurosh u kap në Portin e Durrësit më 24 qersho 2018.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *