Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi takim me drejtorin për Evropën Qendrore dhe Lindore të NDI: LSI-ja angazhim për reformën zgjedhore


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me z. Robert Benjamin, Drejtor për Europën Qendrore e Lindore të Institutit Demokratik Amerikan (NDI).

Kryemadhi shprehet se e ka falënderuar z. Benjamin për kontributin e dhënë gjatë bashkëpunimit shumë vjeçar të LSI-së me NDI. Ajo shton se diskutuan mbi rëndësinë themelore që ka në demokraci vota e lirë dhe e barabartë.

Kryemadhi thekson se ka diskutuar me z.Benjamin angazhimin e LSI për një reformë zgjedhore me integritet të plotë që do i shërbejë interesit të qytetarëve dhe për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të zhvilloja një takim me z. Robert Benjamin, Drejtor për Europën Qendrore e Lindore të Institutit Demokratik Amerikan (NDI).

E falenderova për kontributin e dhënë gjatë bashkëpunimit shumë vjeçar të LSI me NDI. Për mbështetjen e pakursyer me ekspertizë amerikane dhe ndërkombëtare për rritjen e kapaciteteve të forumit rinor dhe atij të gruas, për realizimin e transparencës financiare të partisë, për rritjen e standardit të përfaqësimit dhe politikbërjes.

Diskutuam mbi rëndësinë themelore që ka në demokraci vota e lirë dhe e barabartë. Gjithashtu theksova angazhimin e LSI për një reformë zgjedhore me integritet të plotë që do i shërbejë interesit të qytetarëve dhe për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

Vlerat e demokracisë euro-atlantike janë udhërrëfyesi më i mirë për forcimin e shtetit të së drejtës, tregut të lirë dhe garanci për ndërtimin e jetës në Shqipëri.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *