Vendosni fjalën kyçe....

Kush janë 4 të ndaluarit, të cilëve iu sekuestruan 3 milionë euro pasuri


Jetmir Kastrati, Eri Pelingu, Defrim Eçi e Armando Doçaj janë emrat e katër personave të arrestuar në Danimarkë, të cilëve iu sekuestruan pasuri me vlerë rreth 3 milionë euro.

Katër personat e lartpërmendur janë ndaluar në Danimarkë më 26 qershor 2019 ndërsa kjo është hera e dytë që atyre u sekuestrohen pasuritë.

Ata akuzihen për disa vepra penale ndërsa sipas Europolit, grupi ku bënin pjesë të ndaluarit kanë trafikuar rreth 1.6 ton kokainë e heroinë drejt vendeve të BE-së.

Ditën e sotme katër të ndaluarve iu vbllokuan një pulari në Shkodër me vlerë mbi 1.5 milionë euro, 10 apartamente në Velipojë, 1 apartament në Shkodër, 14 mjete, pasuri të cilat llogariten në rreth 3 milionë euro.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *