Vendosni fjalën kyçe....

Ministri gjerman rrëzohet në skenë teksa salla po e duartrokiste (Video)


Ministri i Ekonomisë së Gjermanisë, Peter Altmaier është rrëzuar në skenë pak pasi mbaroi fjalën e tij.

Ai ishte i pavetëdijshëm pas rrëzimit gjatë një konference në Dortmund.  Por më vonë atij iu rikthye vetëdija por shkalla e dëmtimit të tij nuk është vlerësuar ende.

Rrëzimi i tij erdhi pasi ministri përfundoi fjalën e tij për një propozim për ruajtjen e të dhënave në një database. Ai ka falënderuar mjekët që e trajtuan dhe është dërguar në spital për trajtim të mëtejshëm.

Pamjet televizive treguan 61-vjeçarin duke u larguar nga podiumi në fund të fjalimit të tij. Më pas transmetimi u ndërpre nga duatrokitjet të cilat ndalën pas rrëzimit të Altmaier.

Ministria e Ekonomisë shpërndau një deklaratë për mediat duke deklaruar se gjendja shëndetësore e kreut të institucionit ishte e mirë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *