Shefja e politikës së Jashtme dhe Sigurisë e Bashkimit Evropian ka zhvilluar një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor mbrëmjen e sotme.
Në foton e publikuar nga zëdhënësja Maja Kocijancic vihet re mungesa e Kryeministrit Edi Rama.
Nuk dihet pse Rama nuk ndodhet në takim me Mogherinin, pasi ditën e sotme ndodhej në një takim në Greqi me homologun e tij.