Pedagogët e studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës marshuan sot drejt Gjykatës së Apelit Administrativ, ku sot do merret vendimi lidhur me Kopshtin Botanik, pas vendimit të qeverisë për t’ia kaluar nën administrim Bashkisë Tiranë.
Marshimi ka nisur në orën 11:00 dhe pedagogët e studentët theksojnë se e kundërshtojnë me forcë këtë vendim të cilin e cilësojnë si grabitje të pastër dhe shkatërrim të Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
Dekanati i këtij fakulteti dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, kanë mbajtur disa qëndrime zyrtare kundër këtij vendimi duke dhënë argumente kundër kalimit të Kopshtit Botanik te Bashkia e Tiranës.