Kryeministri Rama ka dhënë një intervistë për ‘Euronews.gr’ ku ka folur për çështjet që ekzistojnë mes dy vendeve siç janë Marrëveshja e Detit, minoriteti grek në Shqipëri si dhe vrasjen e minoritarit Kostandinos Kacifas një vit më parë.
I pyetur nga gazetarja lidhur me Marrëveshjen e Detit, Rama u përgjigj duke thënë se qeveria shqiptare kishte bashkëpunuar me qeverinë e ish-kryeministrit Tsipras dhe të njëjtëj gjë do bëjë edhe me atë të pasuesit e tij, Mitsotakis.
Më tej, Rama tha se Shqipëria është vend shembull për sa i përket respektimit të të drejtave të minoriteteve duke përfshirë edhe atë grek.
Kreu i qeverisë tha gjithashtu se çështja e pronave të minoritetit grek nuk ka të bëjë vetëm me këtë komunitet por me të gjitha pronat e shtetasve shqiptarë duke theksuar se qeveria po punon për legjislacioni e duhur për t’i dhënë zgjidhje këij problemi.