Vendosni fjalën kyçe....

Policia serbe plagos rëndë një shqiptar në Medvegjë


Forcat serbe kanë plagosur sot një shqiptar në Medvegjë, i cili shërbente si roje pylli, jeta e të cilit është në gjendje të rëndë.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, është i pari që ka reaguar, i cili ka pohuar se ky është një lajm sa i hidhur, po aq i tmerrshëm.

“Një lajm sa i hidhur po aq i tmerrshëm. Plagoset i riu Milazim Murati nga Gërbaci i Medvegjës, nga autoritet policore. Le të lutemi që të shpëtojë nga fataliteti”, ka shkruar Mustafa në faqen e tij në Facebook.

Pak orë më parë, policia në Medvegjë, ka plagosur rëndë 34 vjeçarin Milazim Murati nga Gërbaci i Medvegjës.

Murati është dërguar së pari në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe nga aty është transportuar për në QKUK.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *