Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia kroate pasi u kapën teksa transportonin lëndë narkotike.
Arrestimi i tyre është bërë në hyrje të pikës së kalimit kufitare Karasovici, pas kontrolleve të kryerja ndaj një automjeti të drejtuar nga një 56 vjeçar shqiptar. Brenda tij ishin edhe dy shqiptarë të tjerë, përkatësisht 44 dhe 36 vjeç
Policët e Stacionit të Policisë Kufitare Gruda, në bashkëpunim me doganierët, gjetën 39,485 kg marihuanë. Droga ishte paketuar në 28 pako, dhe u gjet në pjesën e poshtme të automjetit.