Vendosni fjalën kyçe....

Youri Kim para Senatit: Do punoj për të mbajtur larg influencat ruse dhe kineze


Kandidatja për ambasadore në Shqipëri Youri Kim përballë Senatit amerikan në pyetjet e bëra deklaroi se do punojë në krye të selisë diplomatike të SHBA-së për të ndihmuar në forcimin e institucioneve të brendshme si edhe për të mbajtur larg influencat ruse dhe kineze.

Youri Kim tha se do të përpiqet që të mbajë sa më larg influencën ruse në Shqipëri, ndërsa u shpreh se do ketë kujdes edhe disa rrymave të influencës kineze. Kandidatja për ambasadore e Amerikës në Tiranë u shpreh se do të punoj ngushtë me shqiptarët në luftën kundër krimit e korrupsionit.

“Dua të ndihmoj shqiptarët të forcojnë institucionet e tyre që të kenë më shumë rezistencë ndaj përpjekjeve ruse për të ndërhyrë në punët e brendshme, por edhe atyre kineze. Edhe kinezët po përpiqen që të ndërhyjnë në ekonominë e Shqipërisë.

Së dyti, mendoj se do të punoj ngushtë me shqiptarët si aleat të NATO-s, që të japë 2 përqindëshin e saj. Po ashtu, do të promovoj investimet amerikane në Shqipëri. Këtu do të fokusohem, në rast se konfirmohem”, deklaroi Yuri Kim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *