Vendosni fjalën kyçe....

Apeli e lë në “detyrim paraqitjeje”, Klevis Balliu: Arsyeja është se s’duan protestën


Sot u zhvillua seanca gjyqësore për rivleresimin e masës së sigurisë për ish-deputetin e PD, Klevis Balliu.

Gjykata e Apelit vendosi të lërë në fuqi masën “detyrim paraqitje” të vendosur më herët nga Gjykata e Tiranës.

“Arsyeja e vërtetë nuk është thjesht invividuale te Klevis Balliu, fakti është që nuk duan protestën.”, thotë Balliu.

Sipas tij, ky vendim i gjykatës është dhënë për të hequr të drejtën për të protestuar. Ai shtoi më tej se nuk kishte prova për të vërtetuar akuzat ndaj tij. Përkundrazi, provat filmike konfirmojnë versionin e Balliut.

“Nëse nuk ka prova, më duket shumë e çuditshme. Policia ka kthyer pëgjigje, çfarë provash do më shumë gjykata. Ato duhet t’i paraqiste prokuroria. Banorët kanë për detyrë që ta njoftojnë. Gjykata nuk i ka marrë parasysh këto. Fakti është që këto gjykata nuk duan protesta. Pse nuk arrestohet Agim Kajmaku? Po për Saimir Tahirin pse e kthyen detyrim paraqitje. Kjo fakton që shtetit ka rënë. Kapet dhe arrestohen ato që vidhen dhe ajo ato që vjedhin. Dhuna shtetërore është thyer në normë. Si mund të dalë gjykata dhe të thotë nuk e keni njoftuar policinë. Si mund të dali gjykata sot e të thotë: ‘Zotëri nuk e ke njoftuar policinë’?! Unë njoftimin e  kam bërë me kamerat e Syri.net, sepse e dija që policia do të bënte këto filma dhe unë ju ftoj që t’i nxirrni ato për hir të këtyre nënave e fëmijëve, që kanë një vit që sakrifikojnë”, u shpreh Balliu.

Ish-deputeti demokrat ishte i shoqëruar nga banorë të Unazës së Re, të cilët po i ofronin mbështetje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *