Vendosni fjalën kyçe....

“Arrogante dhe e paligjshme” – Rusia kritikon praninë e trupave amerikane në Siri


SHBA u tregua arrogante duke dërguar trupat e saj për të ruajtur fushat e naftës në Siri, tha Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, duke shtuar se mbetet e paqartë nga kush duhet të mbrohen instalimet.

‘Veprimet e amerikanëve në Siri shkelin ligjin ndërkombëtar, pasi prania e tyre në vend është e paligjshme’, përsëriti Lavrov, duke u shfaqur së bashku me homologët e tij iranian dhe turq, në një konferencë për shtyp në Gjenevë, Zvicër.

‘Deklarata se kjo prani e SHBA-së është e nevojshme për të mbrojtur pasuritë e naftës në Siri është arrogante. Rezulton se ato po mbrohen nga vetë Siria.’ – shtoi Lavrov.

Lavrov, Ministri i Turqisë Mevlut Cavusoglu dhe Ministri i Iranit Mohammad Javad Zarif u mblodhën për të diskutuar nisjen zyrtare të Komitetit Kushtetues Sirian që do të zhvillohet në Gjenevë të mërkurën.

Një çështje tjetër e ngutshme në rendin e ditës ishte armëpushimi në veri të Sirisë, i cili u negociua nga Rusia dhe Turqia në Soçi javën e kaluar, por që do të skadonte më vonë të martën.

Cavusoglu paralajmëroi se çdo njësi kurde, të cilat Ankaraja i konsideron si terroriste, do eliminohen pas armëpushimit nëse nuk janë larguar nga zonat e kërkuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *