Një shtetas serb i kërkuar për vrasje dhe grabitje në Kroaci është ekstraduar nga Mali i Zi, por Sasha Sindjelic ka qenë edhe dëshmitar në tentativën për grusht shteti.
Sasa Sindjelic është dënuar në Kroaci me 21 vite burg për vrasje dhe grabitje të ndryshme. Ai u arrestua në korrik pas lëshimit të një mandat arresti nga Interpoli kroat. Në shtator, Gjykata Supreme e Podgoricës miratoi kërkesën e palës kroatë për të dorëzuar Sindjeliçin.
Sindjeliç u bë i njohur në Malin e Zi kur dëshmoi në lidhje me pretendimet se gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, disa liderë të opozitës në bashkëpunim me shërbimin sekret rus po planifikonin rrëzimin e qeverisë. Në maj, Gjykata e Podgoricës dënoi me 15 vite burg, dy liderë të opozitës malazeze dhe dy persona të dyshuar si të lidhur me shërbimin informative rus.