Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi i 34-vjeçarit në Mirditë, shpallet në kërkim një nga autorët e dyshuar


Një person është shpallur në kërkim pasi dyshohet si një nga autorët e vrasjes së 34-vjeçarit Eri Zefi nga Kurbini.

Zefi u vra në fshatin Zall Xhuxhë të Mirditës ndërsa në kërkim është shpallur Mikel Alia nga Fani i Mirditës.

Sipas ekspertizës, ndaj Zefit janë qëlluar 6 plumba, 2 prej të cilëve në gjoks dhe 4 të tjerët në kokë.

Dyshohet se vrasja është bërë në një tjetër vend gjatë orëve të natës dhe është hedhur në vendin ku u gjet rreth orës 16:00 të pasdites.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *