Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 15 vite për Armando Koçerrin, i cili u hetua si anëtar i bandës së Habilajve. Koçerrit iu kap një sasi prej 4 tonësh kanabis në banesë në fshatin Babicë të Vlorës.
Vendimi për të do jepet më 7 nëntor. Ai akuzohet si bashkëpunëtor i bandës duke strehuar në magazinën e shtëpisë sasinë e lartpërmendur të drogës.
Ai u ndalua në Shqipëri bashkë me Nezar Seitin ndërkohë që ky i fundit u ekstradua drejt Italisë në një çështje me shumë shkelje ligjore për të cilën Kryeprokurorja e përkohshme, Marku dhe ministrja e Drejtësisë ‘u përplasën’ në media.