Shoqërohet në polici, ish-trajneri i ekipit të Laçit U-17, Ndue Tarazhi. Ai është shoqëruar prej orës 8:00 të mëngjesit të sotëm, për t’iu përgjigjur pyetjeve lidhur me dhunën e ushtruar ndaj lojtarëve të vegjël të Laçit.
Video është e disa kohëve më parë dhe Ndue Tarazhi nuk është më pjesë e stafit teknik të Laçit U-17. Në videon që tronditi opinionin publik, trajneri i qëllon me radhë futbollistët e tij pas humbjes në një ndeshje e madje edhe i ofendon ata.
“Ti, mirë je? Po ti, mirë je dhe ti? Po ti, ku je? Ata bënë dy gola, dhe i bënë për fajin tënd. Po ti, do me lujt futboll, do me lujt në Greqi? Pisa. S’ju vje turp, maskarenj. Palaço. Doni me lujt futboll me Laçin. Zagarë. A ju thashë të hyni me mentalitet fituesi? Si jua bëjnë golin ju të dyve? Asnjë nuk i turret topit. A ju kam thënë të bëni regjim 1-ditor? Nuk keni fjetur gjithë natën, rrini nëpër televizor e kafe, nuk ju vjen turp. Ai ekip lask***sh atje, me ju mund ata, mër pisa. Nuk kam çfarë ju them, në dash fitoni, në dash humbni. Pisa. Ju jeni pisa. Dy gola ty t’i kanë bërë. Të dy. Ti i ke ngrënë. Nuk ju vjen turp. Në duel shpejtësie. Çfarë ke që sheh? Ulu aty, se ta marr shpirtin. Ulu këtu, ulu këtu, këtu.”, janë fjalët e trajnerit.
Siç shihet në video, disa prej fëmijëve kanë shpërthyer në lot për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike të ushtruar nga trajneri i tyre.