Vendosni fjalën kyçe....

Kërcënoi mbretëreshën daneze me “prerje koke”, dënohet me burg 33-vjeçari në Kopenhagen


Një burrë mysliman i cili jeton në Kopenhagen është futur në burg pasi ndau në rrjetet sociale dëshirën e tij për të vrarë familjen mbretërore të Danimarkës.

Burri u raportua në polici nga bashkëshortja e tij, e cila kishte frikë se përdorimi i tepërt i hashashit e kishte bërë atë psikotik.

Siç shkruan RT, 33-vjeçari u dënua me 10 ditë burg pasi një gjykatë daneze e shpalli fajtor për kërcënime me vdekje në internet.

Sipas mediave daneze, burri publikoi një seri mesazhesh shqetësuese në “Facebook”. Mes të cilëve në njërin kërkonte “t’i pritet koka Mbretëreshës Margrethe II dhe gjithë familjes daneze mbretërore.”

Ai kishte bërë gjithashtu kërcënime kundër mbretit suedez, Carl XVI Gustaf si dhe ndaj politikanit danez Rasmus Paludan.

Gjatë gjyqit, burri tha se ishte një mysliman praktikues, por nuk ishte tepër fetar. Ai tha që kishte filluar të rriste mjekrën për të parë nëse i shkonte.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *