Vendosni fjalën kyçe....

Konflikti Haradinaj-Rama, pse po flitet për gjyq?


“Shihemi në gjyq”, kështu ka deklaruar kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se do ta padiste për shpifje.

Haradinaj përsëriti deklaratat e tij se Rama, Vuçic dhe Thaçi do të përfitonin 10 miliardë euro nga ndarja e Kosovës.Ai se edhe pse Rama është në pushtet për momentin, ai nuk e ka të sigurt atë.

“Edi Ramën e kam vëlla. I kam vëllezër e motra të gjithë shqiptarët. Por unë jam kundër ndarjes. Ky ka marrë pjesë në projektin e ndarjes (Rama). Ajo ndarja do të bënte dëme në shtetësinë tonë. Pasi që të hapet Kosova e 17 shkurtit nuk ka më kthim pas”,

Mbi 10 miliardë euro dëme do i bëheshin Kosovës në rezerva dhe minerale të Trepçës. Gjithsesi ai për momentin është në pushtet, por nuk e ka të sigurt që do të qëndroj dhe mund ta humb atë. Shihemi në gjyqe”-  tha Haradinaj në Pressing të T7.

Kryeministri i Kosovës shtoi se nëse dikush ka premtuar me dhënë Trepçën, atëherë me siguri ka pasur përfitime nga Serbia. Kryeministri Rama ditët e fundit pati deklaruar se do ta padiste Haradinajn për shpifje, lidhur me akuzat e këtij të fundit se kishte komplotuar në kurriz të Kosovës me Thaçin e Vuçiçin për ndryshimin e kufijve, për të përfituar për vete.

Për 10 miliardëshin po përgatis dhe në Gjykatat e Kosovës, zotëria duhet të provojë akuzën për 10 miliardë që do të ndaheshin midis meje, Hashim Thaçit dhe presidentit të Serbisë. T’i thuash një populli që ishin 10 miliardë në sofër dhe do ndaheshin midis këtyre treve që ranë dakord të ndanin Kosovën dhe të marrësh vota, atyre bravo ju qoftë. Është ish-kryeministri i Kosovës. Ku dha dorëheqjen me medemek dhe është akoma atje.

Është një person që gënjeu në mënyrën më të pa skrupullt duke thënë se i bëra presion hiqe taksën. I kam thënë Ramush që kjo që po të propozon Emanuel Macroni nuk të vjen dy herë. Ky sot kishte mundësi t’i jepte popullit vet liberalizimin e vizave”- ishin fjalët e Ramës, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Opinion” javën e kaluar. Por ai ende nuk ka nisur procedurat për paditjen e Haradinajt.

Pas këtyre deklaratave të Ramës, këshilltarja e Kryeministrit në largim të Kosovës, Meliza Haradinaj, thotë se kryeministri i Shqipërisë bënte veprime për të rënë në sy kur ishte në Samitin në Berlin. Bëhet fjalë për Samitin ku  Rama bashkë me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i kishin bërë presion Ramush Haradinajt të hiqte taksën ndaj Serbisë.

Haradinaj pasi dha dorëheqjen si kryeministër, pranoi se kishte marrë shumë letra nga liderët e rajonit, por jo nga Rama, duke konfirmuar marrëdhëniet e ftohta me të.

‘Kam marrë shumë letra prej kryeministrave të rajonit, por jo prej Edi Ramës. prej Shqipërisë më kanë shkruar presidenti Berisha, presidenti Moisiu që ishte dhe këtu etj.

Në Shqipëri është një ndjenjë respekti dhe vetëdija kombëtare e ka bërë të veten. Ata i përcjellin këto tema’, tha Haradinaj. 

Jo se më parë ishin “shokë të ngushtë”, por momenti kur nisi përshkallëzimi i marrëdhënies mes dy kryeministrave shqiptarë është kur u hodh ideja e shkëmbimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë nga Hashim Thaçi. Ky i fundit siç duket këtë ide e kishte marrë nga Serbia.

Fondacioni për Shoqërinë e Hapur Dega-Beograd (Soros Foundation), është nxitësi dhe autori i studimit të detajuar për këmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Hashtag.al disa muaj më parë publikoi raportin ku flitet për 3 skenarë të mundshëm, ideja kryesore e të cilit ishte që Trepça t’i kalonte Serbisë.

Raporti në fjalë është përfunduar në muajin Prill 2018, vetëm 3 muaj pas takimit Rama-Vuçiç në Davos të Zvicrës, takim ky, ku është diskutuar për të parën herë ideja e  e zgjedhjes nëpërmjet një këmbimi territorial./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *