Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është takuar me kandidaten e LDK-së për kryeministër, Vjosa Osmani.
Kurti ka bërë një postim në Facebook ku thekson se me Osmanin kanë diskutuar pëer qeverisjen e ardhshme.
Ai thekson se Kosova do dalë nga kriza e do përparojë.
‘Bashkë me Vjosën biseduam sot për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që na presin. Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë. Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit’, shkruan Kurti në Facebook.