Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Buxhetit të shtetit i mungojnë 80 milionë dollarë, pensionistët rrezikojnë të mbeten pa para


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi në emisionin “Byro Politikë” deklaroi se buxheti i shtetit ka rënie të të ardhurave duke vënë alarmin se rrezikohen që pensionistët të mos marrin paratë e tyre.

Sipas Kryemadhit nga doganat dhe tatimet mungojnë 80 milionë dollarë.

“Sot ekonomia shqiptare është buzë greminës që do të thotë që mbi 600 000 pensionistë nuk do të kenë mundësi për të marrë paratë e tyre. Borxhi i jashtëm nuk është më 62% për shkak të PPP-ve, por shumë më shumë. Deri në fund të muajit Shtator doganat dhe tatimet shqiptare kanë qenë me -80 milion dollarë dhe deri në fund të vitit do të shkojnë -100 milion”-deklaroi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *