Vendosni fjalën kyçe....

Luçiano Boçi: Shahini mashtroi paturpësisht, s’ka karta studenti


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar lidhur me deklaratat e ministres së Arsimit Besa Shahini për shpërndarjen e kartave të identitetit.

Edhe pse Shahini tha nga Elbasani se janë shpërndarë kartat e para të studentit, Boçi thotë se kjo gjë nuk ka ndodhur në asnjë degë e në asnjë cikël studimi.

“PATURPËSIA E BESËS

Ministrja e Arsimit mashtron paturpësisht publikisht.
Paturpësia për këta nuk paska cak!
Në takimin e djeshëm në Elbasan ka pretenduar se ka shpërndarë kartat e para të studentit.
Ka pozuar vetëm me një kartë në dorë që nuk dihet kujt i destinohej.
Ministrja ka derdhur djersën e rradhës të postimit sa për sy e faqe në FCB e Instagram, se për shërbim ndaj studentëve nuk bëhet fjalë.
Studentëve nuk i është bërë kurrfarë shpërndarje. Në asnjë degë apo cikël studimi.
Karta nuk ekziston.
Nuk ekziston asnjë shërbim i favorizuar për studentët.
Në takim Besa nuk i është përgjigjur kërkesës së studentëve për bursim të plotë për degët e mbrojtura, siç duhet të jetë mësuesia.
Besa nuk i shpjegoi studentëve mbylljen e degëve themelore e katandisjen e disa prej tyre deri në 5 studentë.
Nuk i dha përgjigje as për tarifat e larta të masterit, as për mungesën e doktoraturës e as për kushtet skandaloze të konvikteve.
Nuk dha përgjigje as për mungesën e investimeve prej disa vitesh në Universitetet publike.
Besa thjesht bëri detyrën si shefi i saj Rama:
Erdhi, pa, mashtroi paturpësisht!”, shkruan Boçi.

Mungesa e kartave të studentit prej vitesh mbetet një problem, pavarësisht premtimeve nga kryeministri Edi Rama gjithashtu edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj se ato do viheshin në funksionim. Karta e studentit mund të ofrojë shumë lehtësira për studentët, të cilat përfitojnë ulje çmimi në disa shërbime, mes tyre përfitojnë abone studenti për shumën 600 lekë dhe jo 1600 sa kushtojnë abonetë e përgjithshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *