Kreu i Shtetit Ilir Meta gjatë vizitës zyrtare në Kroaci është takuar edhe me Kryetarin e Parlamentit Gordan Jandrokovic.
Për takimin e Jandrokovic, Presidenti shkruan se bashkëpunimi mes dy parlamenteve do japë një forcim të marrëdhënieve mes dy vendeve për procesin e integrimit evropian.
“Kënaqësi e veçantë të takoja Kryetarin e Parlamentit kroat, z.Gordan Jandroković.
Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve do t’i japë një impuls të ri forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve, si dhe procesit të integrimit europian të Shqipërisë.
I lumtur që komuniteti shqiptar në Kroaci, përfaqësohet në Parlamentin kroat me deputeten e nderuar, znj.Ermine Lekaj Prljaskaj, një tjetër tregues i lidhjeve të forta tradicionale shqiptaro-kroate”-shkruan Meta në Faebook.