Vendosni fjalën kyçe....

Ministri gjerman rrëzohet nga skena dhe humb vetëdijen (VIDEO)


Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier, është rrëzuar dje nga skena gjatë një konference duke humbur vetëdijen.

Ministri 61-vjeçar u rrëzua ndërsa zbriste nga podiumi pas fjalimit të tij në një konferencë mbi strategjinë dixhitale të Gjermanisë në qytetin e Dortmundit.

Pamjet tregojnë që Altmaier u pengua kur po zbriste nga podiumi dhe pavarësisht se u mungua të mos binte, nuk ia doli. Publiku që deri në ato momente ishte duke duartrokitur mbeti i shokuar nga incidenti.

Mjekët që ndodheshin në audiencë, nxituan në ndihmë të tij dhe më pas Altmaier u dërgua në spital. “Reuters” shkruan se ai kishte thyer hundën, kishte marrë prerje në trup dhe mavijosje.

“Pas momenteve të panikut për rënien time unë u kujdesa shumë mirë nga stafi në Klinikën e Dortmund. Asgjë serioze përveç prerjeve dhe mavijosjeve.”, tha më vonë Altmaier.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila foli më vonë në të njëjtin samit, tha se Altmaier i kishte kërkuar asaj që të përcillte përshëndetjet e tij për publikun.

“Ne kemi qenë në kontakt. Ai ka nevojë për pak kujdes mjekësor, por po shkon mirë.”– shtoi Merkel.

Altmaier ka qenë një avokat i fortë i nismave franko-gjermane për të ndihmuar industritë e rënda të Evropës t’i përgjigjen sfidës nga prirjet digjitale të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *