Ashtu siç kishin njoftuar dy ditë më parë, fermerët e Myzeqesë kanë nisur protestën e tyre.
Ata i janë drejtuar me 5 kërkesa, plotësimi i të cilave sipas tyre është jetik për mbijetesën e punës së tyre.
Fermerët i kërkojnë qeverisë subvencion për prodhimet e tyre, kompensim me çmim dysheme për prodhimin që shkatërrohet për shkak të katastrofave natyrore, rishikim të paketës fiskale të vitit 2020 ku TVSH-ja të jetë e njëjtë në shitje e blerje, garantim tregu dhe laborator analizash për prodhimet e tyre.