Të paktën 42 trupa janë nxjerrë nga rrënojat pas rrëshqitjes së tokës në Kamerunin perëndimor, raportojnë media lokale.
Rrëshqitja e dheut ndodhi herët të martën në lagjen Gouache në qytetin e Bafoussam, 300 kilometra nga kryeqyteti Yaounde.
Sipas autoriteteve, rrëshqitja e dheut u shkaktua nga shirat e dendur që goditën Bafoussam për disa ditë radhazi.
Presidenti i Kamerunit, Paul Biya, shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.
Kjo rrëshqitje në tokë vjen pas përmbytjeve të fundit në rajonin e largët të veriut që janë shoqëruar me shkatërrim të tokës në ferma, tha CRTV.