Dëmtimet e Jeffrey Epstein sugjerojnë se vdekja e tij ka më shumë të ngjarë të ketë qenë një vrasje sesa vetëvrasje, sipas ish-ekzaminuesit kryesor mjekësor të New York City, i punësuar nga vëllai i Epstein për të vëzhguar autopsinë e tij.
Dr. Michael Baden, i tha ‘Fox News’ se plagët në trupin e Epsteinit ‘janë jashtëzakonisht të pazakonta në vetëvrasjet me anë të varjes dhe mund të ndodhin shumë më shpesh në vrasjet me mbytje’. P
atologu shtoi se ai nuk kishte parë plagë të tilla në një rast të varur në 50 vitet e tij eksperiencë profesionale.
‘Varja nuk i shkakton këto kocka të thyera kurse vrasje i bën. Gjatë ngjarjes është ushtruar shumë presion,’ këmbënguli Baden.
Raporti zyrtar nga ekzaminuesi mjekësor i New York City për vdekjen e financierit zbuloi se ai vdiq duke u varur në qelinë e tij të burgut.
Linja zyrtare është kontestuar që kur lajmet dolën për herë të parë, duke shkaktuar një larmi teorish, duke pasur parasysh lidhjet politike me persona të profilit të lartë të Epstein, të cilat raportohet se përfshijnë Bill e Hillary Clinton, presidentin aktual amerikan, Trump dhe disa personazhe të rëndësishëm në Mbretërinë e Bashkuar.
Shefi ekzaminues mjekësor i qytetit, Dr. Barbara Sampson, që e përcaktoi vdekjen e Epstein si një vetëvrasje më 10 gusht, i kundërshton me vendosmëri gjetjet dhe pretendimet e Badenit.