Vendosni fjalën kyçe....

“WhatsApp” padit firmën izraelite për hakimin e telefonave


“WhatsApp” ka ngritur një padi kundër kompanisë izraelite “NSO Group”, me pretendimin se firma qëndron pas sulmeve kibernetike që infektuan pajisjet telefonike me softuer të dëmshëm.

“WhatsApp” akuzon kompaninë për dërgimin e softuerëve të këqinj në afro 1.400 telefona celularë. Përdoruesit e prekur përfshinin gazetarë, aktivistë për të drejtat e njeriut, disidentë politikë dhe diplomatë.

Mirëpo “NSO Group”, i cili prodhon softuer për mbikëqyrje i ka mohuar akuzat, shkruan “BBC”.

Në një seancë gjyqësore, “WhatsApp” tha se “NSO Group” ka: “zhvilluar softuerë të këqinj në mënyrë që të marrë mesazhet dhe komunikime të tjera pasi të ishin deshifruar në pajisjet e synuara”.

Firma izraelite akuzohet se ka krijuar llogari të ndryshme në “WhatsApp” dhe bëri që kodi i dëmshëm të transmetohet me qëllim të keq te serverët e “WhatsApp” në muajt prill dhe maj.

Sipas “WhatsApp”, ky sulm ka synuar të paktën 100 anëtarë të shoqërisë civile. Përdoruesit e prekur ishin nga disa vende, mes tyre Bahrein, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Meksikë. Kështu që kërkon një urdhër të përhershëm për të ndaluar shërbimet e “NSO Group”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *