Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë. Mësohet se një automjet është përplasur me një motor, ku si pasojë ka humbur jetën në vend drejtuesi i motorit.
Makina ka përfunduar në kanalin anash rrugës për shkak të përplasjes së fortë. Drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur lehtë.
Personi që ka humbur jetën është identifikuar si Tom Deda, 55 vjec, banues në Grykë Lumi, Lezhë. Ndërsa personi që drejtonte makinën, Xh.N.,32 vjeç, banues në Kurbin, është shoqëruar në polici.
Vijon…