Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen 34 drejtuesh mjetesh e pezullohen 80 leje drejtimi, aksioni i beftë i Policisë Rrugore


34 drejtues mjetesh janë arrestuar, 80 leje drejtimi janë bllokuar dhe 2078 gjoba janë vënë gjatë 48 orëve të fundit nga policia rrugore në mbarë vendin.

Sipas policisë, ky operacion është zhvilluar në kuadër të operacionit ‘Tispol’.

Sipas rrugorëve, ky operacion është kryer për të parandaluar aksidentet e rënda, të cilat vijnë si pasojë e përdorimit të pijeve alkoolike, drejtimit të mjetit pa rripin e sigurisë dhe tejkalimi i shpetësisë.

Njoftimi i policisë

‘Gjatë operacionit “Tispol”, në të gjithë vendin, u arrestuan 34 drejtues mjetesh, nga këta 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 30 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Duke përdorur aparatet drager janë evidentuar dhe u është pezulluar leja e drejtimit 44 drejtuesve të mjeteve, të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu, nga kontrollet parandaluese, u konstatuan me radar 36 drejtues mjetesh, të cilët qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe janë proceduar administrativisht me sanksion plotësues 338 drejtues mjetesh dhe motomjetesh.

Janë vendosur 202 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, të cilat evidentuar nga kontrollet e kombinuara me punonjës policie civilë. 302 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, 292 për parakalime të gabuara, 62 për mosvendosje të kaskës mbrojtës, ndërsa pjesa tjetër prej 877 masash administrative për shkelje të ndryshme.

Policia Rrugore është e angazhuar maksimalisht në parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë. Falënderojmë qytetarët që çdo ditë e më shumë denoncojnë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor e çdo paligjshmëri tjetër dhe i ftojmë që të kontribuojnë duke denoncuar në Komisariatin Dixhital dhe 112 çdo rast të paligjshmërisë”, thuhet në njoftimin e policisë.’


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *